Shqip
Surah El Murselat - Aya count 50
وَالْمُرْسَلَاتِ عُرْفًا
( 1 ) Pasha erërat që fryejnë njëpasnjë (pandërprerë)!
فَالْعَاصِفَاتِ عَصْفًا
( 2 ) Që janë shumë të stuhishme e shkaktojnë furtunë.
وَالنَّاشِرَاتِ نَشْرًا
( 3 ) Pasha engjëjt që u është besuar shpërndarja e reve dhe që i shpërndajnë.
فَالْفَارِقَاتِ فَرْقًا
( 4 ) Dhe që ndajnë qartë (të vërtetën nga e pavërteta).
فَالْمُلْقِيَاتِ ذِكْرًا
( 5 ) Dhe ata që sjellin shpallje (libra të Zotit, te pejgamberët).
عُذْرًا أَوْ نُذْرًا
( 6 ) Si arsyetim ose si vërejtje.
إِنَّمَا تُوعَدُونَ لَوَاقِعٌ
( 7 ) S’ka dyshim se ajo që premtoheni ka për të ndodh pa tjetër.
فَإِذَا النُّجُومُ طُمِسَتْ
( 8 ) Kur yjet të shuhen.
وَإِذَا السَّمَاءُ فُرِجَتْ
( 9 ) Dhe kur qielli të hapet,
وَإِذَا الْجِبَالُ نُسِفَتْ
( 10 ) Dhe kur kodrat të copëtohen,
وَإِذَا الرُّسُلُ أُقِّتَتْ
( 11 ) Dhe kur të dërguarve u është caktuar koha?
لِأَيِّ يَوْمٍ أُجِّلَتْ
( 12 ) E për cilën ditë atyre u është caktuar koha?
لِيَوْمِ الْفَصْلِ
( 13 ) Për ditën e gjykimit (kur drejtësia e Zotit ndan të mirën nga e keqja).
وَمَا أَدْرَاكَ مَا يَوْمُ الْفَصْلِ
( 14 ) E ku e di ti se çka është dita e gjykimit?
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ
( 15 ) Atë ditë është shkatërrim për ata që përgënjeshtruan.
أَلَمْ نُهْلِكِ الْأَوَّلِينَ
( 16 ) A nuk i kemi është shkatërrim Ne popujt më të hershëm?
ثُمَّ نُتْبِعُهُمُ الْآخِرِينَ
( 17 ) Dhe pastaj pas tyre ua shoqëruam të tjerë më të vonshëm.
كَذَٰلِكَ نَفْعَلُ بِالْمُجْرِمِينَ
( 18 ) Ne ashtu bëjmë me kriminelët.
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ
( 19 ) Atë ditë është mjerim i madh për ata që përgënjeshtruan.
أَلَمْ نَخْلُقكُّم مِّن مَّاءٍ مَّهِينٍ
( 20 ) A nuk u kemi krijuar juve nga një lëng i dobët?
فَجَعَلْنَاهُ فِي قَرَارٍ مَّكِينٍ
( 21 ) Dhe atë e vendosëm në një vend të sigurt.
إِلَىٰ قَدَرٍ مَّعْلُومٍ
( 22 ) Për deri në një kohë të caktuar.
فَقَدَرْنَا فَنِعْمَ الْقَادِرُونَ
( 23 ) Dhe Ne bëmë përcaktimin e krijimit. Sa përcaktues të mirë jemi!
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ
( 24 ) Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk e njohën fuqinë tonë.
أَلَمْ نَجْعَلِ الْأَرْضَ كِفَاتًا
( 25 ) A nuk e bëmë Ne tokën që në gjirin e vet mban,
أَحْيَاءً وَأَمْوَاتًا
( 26 ) Të gjallë dhe të vdekur?
وَجَعَلْنَا فِيهَا رَوَاسِيَ شَامِخَاتٍ وَأَسْقَيْنَاكُم مَّاءً فُرَاتًا
( 27 ) Dhe në të kemi vënë kodra të forta e të larta dhe ju dhamë të pini ujë që ua shuan etjen.
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ
( 28 ) Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtruan,.
انطَلِقُوا إِلَىٰ مَا كُنتُم بِهِ تُكَذِّبُونَ
( 29 ) (u thuhet) Shkoni te ai (Xhehennemi) që ju e konsuderuat rrenë.
انطَلِقُوا إِلَىٰ ظِلٍّ ذِي ثَلَاثِ شُعَبٍ
( 30 ) Shkoni te ajo hije (mjegull) që ka tri degëzime.
لَّا ظَلِيلٍ وَلَا يُغْنِي مِنَ اللَّهَبِ
( 31 ) Që nuk bën as hije, as nuk mbron prej flakës.
إِنَّهَا تَرْمِي بِشَرَرٍ كَالْقَصْرِ
( 32 ) Ai (Xhehennemi) hedh gaca të mëdha si ndonjë kështjellë.
كَأَنَّهُ جِمَالَتٌ صُفْرٌ
( 33 ) E që janë si të ishin deve të verdha (shumë të shpejta).
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ
( 34 ) Atë ditë është shkatërrim për mohuesit.
هَٰذَا يَوْمُ لَا يَنطِقُونَ
( 35 ) Kjo është një ditë që ata nuk flasin.
وَلَا يُؤْذَنُ لَهُمْ فَيَعْتَذِرُونَ
( 36 ) Atyre as nuk u lejohet që të arsyetohen.
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ
( 37 ) Atë ditë, mjerë ata që përgënjeshtruan!
هَٰذَا يَوْمُ الْفَصْلِ ۖ جَمَعْنَاكُمْ وَالْأَوَّلِينَ
( 38 ) Kjo është dita e gjykimit, u kemi tubuar juve dhe të mëparshmit.
فَإِن كَانَ لَكُمْ كَيْدٌ فَكِيدُونِ
( 39 ) Dhe nëse keni ndonjë dredhi, atëherë bëni dredhira!
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ
( 40 ) Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk besuan.
إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي ظِلَالٍ وَعُيُونٍ
( 41 ) Dhe, nuk ka dyshim se të devotshmit do të jenë nën hije pranë burimeve,
وَفَوَاكِهَ مِمَّا يَشْتَهُونَ
( 42 ) Dhe kanë pemë çfarë të dëshirojnë.
كُلُوا وَاشْرَبُوا هَنِيئًا بِمَا كُنتُمْ تَعْمَلُونَ
( 43 ) Hani e pini shijshëm e me ëndje, për atë e keni vepruar.
إِنَّا كَذَٰلِكَ نَجْزِي الْمُحْسِنِينَ
( 44 ) Ne kështu i shpërblejmë mirëbërësit.
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ
( 45 ) Atë ditë është mjerim për përgënjeshtuesit.
كُلُوا وَتَمَتَّعُوا قَلِيلًا إِنَّكُم مُّجْرِمُونَ
( 46 ) Ju (jobesimtarë në dynja) hani e kënaquni përpak kohë, sepse vërtet ju jeni rrebelë.
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ
( 47 ) Atë ditë është mjerim për ata që mohuan të mirat e Zotit.
وَإِذَا قِيلَ لَهُمُ ارْكَعُوا لَا يَرْكَعُونَ
( 48 ) Dhe kur atyre u thuhej: “Përkuluni!”, ata nuk përkuleshin.
وَيْلٌ يَوْمَئِذٍ لِّلْمُكَذِّبِينَ
( 49 ) Atë ditë është mjerim për ata që përgënjeshtuan.
فَبِأَيِّ حَدِيثٍ بَعْدَهُ يُؤْمِنُونَ
( 50 ) Pra, cilës fjale (libër) pas këtij (Kur’anit) i besojnë?